Politike

Cakaj dhe Pacolli firmosin marrëveshjen: Shqipëria e Kosova do kenë ambasada të përbashkëta në botë

2 Korrik 2019, 15:41 Nga DOSJA
Cakaj dhe Pacolli firmosin marrëveshjen: Shqipëria e Kosova do

TIRANË- Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj dhe homologu i tij, Behgjet Pacolli nënshkruan sot marrëveshjen ndërministrore për bashkim të përfaqësive diplomatike e konsullore dhe për bashkëpunim strategjik në fushën e politikës së jashtme.

Cakaj gjatë një Konference të përbashkët për shtyp me Ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, tha se Shqipëria e Kosova dhe do kenë një përfaqësi diplomatike të përbashkët, duke shtuar se Shqipëria do përfaqësoje Kosovën në vendet ku ajo nuk njihet.

Shqipëria merr përsipër edhe përfaqësimin e drejtpërdrejt dhe afirmimin pa kushte për qëndrimet zyrtare të Kosovës ku përfaqësimi i Kosovës është i pamundur. Ngritje të këshillit të përbashkët për planifikimin strategjik për politikat me rëndësi kombëtare.

Nga sot do të fillojmë punën për të pasur ambasada dhe konsullata të përbashkëta në të gjithë botën.

Do të kemi edhe një kalendar të përbashkët kulturor, por edhe konferencën e përbashkët të Diasporës. Kjo është frymë vëllazërore, por edhe domosdoshmëri” deklaroi Cakaj.

Ndërsa, Behgjet Pacolli, ministri i Jashtëm i Kosovës u shpreh se Kosova ka nevojë për mbështetjen e Shqipërisë dhe se në bazë të kësaj marëveshjeje do punojmë në interes të dy vendeve.

Kosova ka nevojë për mbështetjen e Shqipërisë. Jam tejet i lumtur që firmosëm këtë marrëveshje, nga tani punojmë në interes të dy shteteve. Nuk është logjike që një kontinent si Afrika të mos jetë mbuluar. Kosova ka nevojë për këto shtete, por edhe nevoja ekonomike.

Përfaqësitë e përbashkëta rrisin eficecën dhe imazhin dhe reduktojnë kostot.  Jemi gati të veprojmë edhe sipas këshillave të Shqipërisë, së bashku do të jemi më të fortë dhe më të respektuar nga të tjerët”, u shpreh Pacolli.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasade e perbashket behgjet pacolli gent cakaj ambasade e perbashket behgjet pacolli gent cakaj

Sondazh

Poll