Politike

Zgjedhjet e 30 qershorit/ PD pubikon videon: Si e bleu komisioneri votën e së resë në Tiranë

2 Korrik 2019, 12:46 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 30 qershorit/ PD pubikon videon: Si e bleu komisioneri votën e

TIRANË- Sekretari për Zgjedhjet në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, ka publikuar videon e komisionerit Edmond Hajro, që sipas tij, shfaqet duke blerën votën e një vajze të re.

Në një deklaratë për mediet nga selia blu, Kaso ka dhënë shifrën e pjesëmarrjes së vërtetë në votime, që sipas tij, është 105 mijë dhe jo 170 mijë sa thotë KQZ.

Edmond Hajro i punësuar nga Bashkia Tiranë, komisioner, pjesë e grupit që blen votën e një vajze të re. Prokuroria nuk ka nisur ende hetimet. Krimi i blerjes së votës është vetëm një pjesë e skenarit dhe farsës së 30 qershorit. Manipulimi i numrit të pjesëmarrësve ishte më i madhi në këto vite, është në rreth 66 mijë votues, gati sa 1/3 e atyre që ka shpallur KQZ”, u shpreh Kaso.

Numri real i votuesve është 105 mijë, jo sa thotë KQZ. Kjo pjesëmarrje e ulët tregon refuzimin absolut të qytetarëve të Tiranës për kryemashtruesin Erion Veliaj. Kamikazët e Ramës në Komisionin Qendror të Vjedhjeve do mbajnë përgjegjësi”, ka deklaruar Kaso.

DEKLARATË E SEKRETARIT PËR ÇËSHTJET ZGJEDHORE, IVI KASO

Të dielën, Partia Demokratike denoncoi me zë dhe me figurë krimin e blerjen e  votës në Tiranë nga një grup i strukturuar kriminal i Partisë Socialiste dhe Bashkisë së Tiranës.

Në video identifikohet Edmond Hajro, i punësuar nga Bashkia Tiranë, komisioner në njësinë 9, pjesë e grupit që ble votën e një vjzëe të re. Duke theksuar se prokuroria nuk ka bërë asnjë veprim për nisjen e hetimeve për krimin e blerjes së votës në Tiranë, po e risjellim edhe një herë në vëmendje videon.

Krimi i blerjes së votës është vetëm një pjesë e skenarit të manipulimit të një farsës së 30 qershorit, ku vetë kandidonin, vetë votonin, vetë numëronin.

Manipulimi i numrit të pjesëmarrës në votimet njëpartiake e të paligjshme ishte operacioni kriminal më i madh i kryer gjatë këtyre 48 orëve.

Mashtrimi nuk është me 10 mijë votues, se kaq janë vetëm votat e pavlefshme. Manipulimi është me rreth 66 mijë votues ose thënë ndryshe gati sa 1/3 e atyre që ka shpallur Komisioni Qendror i Vjedhjeve.

 Numri real i qytetarëve të Tiranës që votuan në 30 qershor është 105 mijë dhe jo 171 mijë.

Kjo pjesëmarrje e ulët, e përqendruar tek rrogëtarët e bashkisë dhe të qeverisë, tregon refuzimin absolut të qytetarëve të Tiranës për kryekampionin e korrupsionit dhe kryemashtruesin e Bashkisë së Tiranës, Erion veliajn, i cili, tani është edhe uzurpues i zyrës së Kryetarit të Bashkisë së kryeqyetit. 

Për të mbuluar këtë operacion masiv të manipulimit të pjesëmarrjes në zgjedhje në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë Komisioni Qendror I Vjedhjeve ka vendosur të mos bëjë transparencë.

Ndryshe nga sa u kërkua prej partnerëve ndërkombëtarë dhe misioni vëzhgues I ODIHR-it, për herë të parë, Komisioni Qendror I Vjedhjeve nuk shfaq online të dhënat për çdo qendër votimi.

Në video tregohet qartë se në vititn 2017, të dhënat ishin qendër për qendër, në kohë reale, sapo mbaronte numërimi, ndërsa sot, është vetëm një foto, me një rezultat të përgjtihshëm, të padetajuar, me qëllim mbulimin e manipulimit të pjesëmarrjes së votuesve në Tiranë dhe në Shqipëri.

Çdo e dhënë për këtë proces farsë tregon se ky është një proces i manipuluar, i paligjshëm, antikushtetues. Kamikazët e Edi Ramës në Komision Qendror të Vjedhjeve dhe kudo tjetër do të mbajnë përgjegjësi penale!

Reagimi i Ivi Kasos vjen 2 ditë, pasi Shqipëria zhvilloi zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në këto zgjedhje opozita nuk mori pjesë, ndërkohë që vendi është i ndarë në dy pjesë, ata që njohën dhe votuan 30 qershorin dhe ata që njohin 13 tetorin.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ivi kaso rezultati i zgjedhjeve zgjedhjet e 30 qershorit ivi kaso rezultati i zgjedhjeve zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll