Politike

Socialistët marrin urdhër të mos mungojnë, Kuvendi seancë të posaçme në 8 korrik

2 Korrik 2019, 14:48 Nga DOSJA
Socialistët marrin urdhër të mos mungojnë, Kuvendi

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet të hënën në një seancë të pocaçme plenare. Sipas informacioneve mësohet se në kjo senaca është thirrur nga maxhoranca, e cila kërkon që të jenë të gjithë deputetët prezent.

Seanca do të mbahet të hënën në 8 korrik në orën 18:00, ku deputetëve socialiste u është dhënë urdhër që të jenë prezent pasi është shumë e rëndësishme.

KOLEGE, me date 8 Korrik ora 18.00 do kemi nje SEANCE TE POSACME! Sipas RREGULLORES SE GRUPIT PARLAMENTAR eshte seance qe s’duhet te kete asnje mungese“, është ky mesazhi për deputetët.

Nuk dihet se për çfarë do të mblidhet parlamenti në seancë të posaçme më 8 korrik, ndërkohë që të enjten më 4 korrik, pritet të miratohet kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Po ashtu në seancën e të enjtës janë dhe disa pika të tjerë në rendin e ditës, ku priten debate të forta pasi është seanca e parë pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike mblidhet kuvendi seanca e posacme seanca plenare 8 korrik 2019 mblidhet kuvendi seanca e posacme seanca plenare 8 korrik 2019

Sondazh

Poll