Politike

“Ishin zgjedhje të vetë-vjedhura”, Basha për raportin e ODIHR: Rrëzoi 30 qershorin. Rama manipuloi

2 Korrik 2019, 15:36 Nga DOSJA
“Ishin zgjedhje të vetë-vjedhura”, Basha për raportin

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish sot në lishme me raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit. Në një reagim në Facebook, Basha shkruan se ODIHR rrëzoi qershorin dhe se qeverisja e Ramës është e degraduar. Basha shkruan se Rama, kandidoi, votoi, numëroi e manipuloi vetë votat.

“Edhe pse shumë i kujdesshëm për të mos e acaruar klimën politike, raporti i ODIHR-it i rrëzoi votimet e 30 qershorit. Jo vetëm zgjedhje të paligjshme, jo vetëm zgjedhje një partiake, por edhe zgjedhje te vetë-vjedhura. Edi Rama kandidoi vetë, votoi vetë, numëroi vetë, dhe prapë manipuloi.

Ky regjim është tashmë i degraduar plotësisht. Vetëm një ndryshim i thellë i strukturës politike, kushtetuese dhe ekonomike të vendit mund të na shpëtojë nga autokracia, krimi, varfëria dhe prapambetja”, shkruan Basha.

OSBE- ODIHR publikoi raportin paraprak për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në këtë raport u theksua se zgjedhjet u mbajtën pa marrë shumë në konsideratë interesat e zgjedhësve, në një klimë ngërçi politik. Shefja e misionit nuk tha një deklaratë të prerë nëse i njihte këto zgjedhje apo jo, por shtoi se raporti përfundimtar do të jetë pas 2 muajsh.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike audrey glover edi rama lulzim basha raporti i osbe-odihr zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 audrey glover edi rama lulzim basha raporti i osbe-odihr zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll