Politike

“Të pres të enjten”, zbulohet SMS e Ballës për ‘cunat’: Do jemi në studio që në 5 të mëngjesit

2 Korrik 2019, 14:53 Nga DOSJA

TIRANË- Pas deklaratave të ndërsjella me presidentin Ilir Meta, gazetari Sokol Balla ka njoftuar analistët e emisionit Real Story që të enjten të jenë në Vizion Plus që në 5 të mëngjesit.

Arsyeja e këtij ‘mobilizimi’ është pritja e Metës për një përballje televizive në studion e RS. Në këtë përballje Balla ka njoftuar analistët Skënder Minxhozi, Agron Gjekmarkaj, Arjan Vasjari, Eduard Zaloshnja dhe Alfred Lela.

“Do e presim nga ora 5 deri në 21.00 kur fillon emisioni”, u ka thënë Balla kolegëve që analizojnë ngjarjet politike në studion e RS. Kujtojmë se Meta doli në zyrën e tij në Presidencë që në orën 5 të mëngjesit për të pritur Ramën, i cili nuk shkoi në takim, duke u shprehur se ‘kishte punë’. A do t’u japë të njëjtën përgjigje Meta analistëve?

(Marrë nga Politiko.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta kundër të gjithëve shperthimi i metes sokol balla ilir meta meta kundër të gjithëve shperthimi i metes sokol balla

Sondazh

Poll