Politike

Përplasje Meta- Balla/ Presidenti: Nëna e fëmijëve i punon në qeveri. Gazetari: Më kërcënoi (E PLOTË)

2 Korrik 2019, 13:08 Nga DOSJA
Përplasje Meta- Balla/ Presidenti: Nëna e fëmijëve i punon

TIRANË- Një përplasje e re mes politikës dhe medias. Presidenti Ilir Meta shigjetoi sot gazetarin Sokol Balla, pas pyetjes që gazetari i Vizion Plus i bëri në konferencën për shtyp.

“A po e shkatërroni të ardhmen e këtij vendi?”-ishte pyetja e Thimi Samarxhiut që acaroi presidentin.

Meta iu përgjigj: Sokol Balla, nuk ka asnjë konflikt interesi apo jo? Se është i shqetësuar për mua, po nëna e fëmijëve të tij punon në qeveri. Reforma në Drejtësi, është genocid si ajo tek Unaza e Re. nuk është arrestuar as edhe një recepsionist. Të vijë tek Sokol Balla, të përballemi, edhe me miqtë e tij amerikanë.

Por nuk ka qëndruar duarkryq as Balla. Gazetari ka publikuar në rrjetet sociale një foto të tij me Metën në vitin 2002. Balla thotë se Meta sot e kërcënoi, dhe se e pret në studio të enjten dhe në çdo orë tjetër, qoftë edhe në 5 të mëngjesit.

“Me Ilir Meten ne Kremlin ne 2002, kur ishte zevendeskryeminister ? Sot Presidenti @ilirmeta.faqjazyrtare me sulmoi e kercenoi mua dhe femijet e mi. Por dhe me sfidoi per te ardhur ne emision dhe te perballej me te verteten sipas tij dhe te verteten sipas meje. Ilir! Te pres te enjten ne ora 21 ne #realstory ne @vizionplus. Balle per Balle.Gjithsesi oren zgjidhe vete. Qofte dhe ne 5 te mengjesit”.-shkruan Balla.

Deklarata e Presidentit Meta u bë gjatë një konference urgjente për mediat, ku ai propozoi sot që më 13 tetor të zhvillohen tri palë zgjedhje, vendore lokale dhe presidenciale. Meta ishte i ashpër në qëndrimin e tij për ndërkombëtarët, qeverinë dhe George Soros.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta kundër të gjithëve sokol balla thimi samarxhiu ilir meta meta kundër të gjithëve sokol balla thimi samarxhiu

Sondazh

Poll