Bota

Blinken: Sulmi ndaj Ukrainës mund të nisë edhe gjatë Lojërave Olimpike

11 Shkurt 2022, 21:10 Nga DOSJA
Blinken: Sulmi ndaj Ukrainës mund të nisë edhe gjatë

AUSTRALI- Rusia ka dërguar më shumë forca në kufirin e saj me Ukrainën dhe mund të nisë një pushtim në çdo kohë, përfshirë gjatë Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, tha të premten Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Reuters shkruan se, Blinken tha se Uashingtoni po vazhdonte të “tërheqte” ambasadën e tij në Ukrainë dhe përsëriti një thirrje të Departamentit të Shtetit drejtuar qytetarëve amerikanë në Ukrainë që të largoheshin menjëherë nga vendi.

“Thënë thjesht, ne vazhdojmë të shohim shenja shumë shqetësuese të përshkallëzimit rus, duke përfshirë forcat e reja që mbërrijnë në kufirin ukrainas. Siç kemi thënë më parë, ne jemi në një dritare kur një pushtim mund të fillojë në çdo kohë, dhe për të qenë të qartë, kjo përfshin edhe Lojërat Olimpike,” tha Blinken.

Rusia, e cila ka më shumë se 100,000 trupa pranë kufijve të Ukrainës, mohon akuzat perëndimore se mund të planifikojë të pushtojë ish-fqinjën e saj sovjetik. Lojërat Olimpike Dimërore do të priten nga Pekini deri më 20 shkurt. Në ditën e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore javën e kaluar, Kina dhe Rusia deklaruan një partneritet “pa kufij”, duke mbështetur njëra-tjetrën për përplasjet në Ukrainë dhe Tajvan me një premtim për të bashkëpunuar më shumë kundër Perëndimit.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota antony blinken konflikti ukraine-rusi antony blinken konflikti ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 11 Shkurt 2022, 18:19

Tërmet në Greqi, epiqendra pranë bregdetit turk

GREQI- Një tërmet me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter goditi ishullin grek Kos. Protothema shkruan se epiqendra u raportua në 30 km në lindje të Kos, pranë breg...