Bota

Shtëpia e Bardhë: Rusia mund të sulmojë Ukrainën brenda dy ditëve të ardhshme

11 Shkurt 2022, 20:15 Nga DOSJA
Shtëpia e Bardhë: Rusia mund të sulmojë Ukrainën brenda

SHBA- Rusia tani ka forca të mjaftueshme për të kryer një operacion të madh ushtarak kundër Ukrainës dhe se një operacion i tillë mund të nisë “në çdo moment”, tha këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan. Sullivan, duke folur me gazetarët të premten, pa prezantuar të dhëna specifike, tha se amerikanët që ende gjenden në Ukrainë, duhet të largohen brenda 24-48 orëve të ardhshme.

Ai tha se pushtimi rus mund të nisë përmes sulmeve ajrore, gjë që do të bënte të vështirë largimin nga Ukraina. Sullivan tha se inteligjenca amerikane beson se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mund të urdhërojë pushimin para përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore, që po mbahen në Pekin, dhe se është i mundur një sulm i shpejt ndaj kryeqytetit ukrainas, Kievit.

Këto deklarata Sullivan i bëri pasi presidenti i SHBA-së, Joe Biden zhvilloi një bisedë përmes video-lidhjes me liderët transatlantikë, me qëllim të unifikimit teksa kriza midis Rusisë dhe Ukrainës po përkeqësohet. Sullivan tha se ende është e paqartë nëse Putin përfundimisht ka dhënë urdhrin për nisjen e pushtimit. Ai tha se pret që Biden të kërkojë së shpejti që të zhvillojë një bisedë telefonike me Putinin.

Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë që ta tërheqin stafin e ambsadës në Kiev dhe presidenti amerikan, Joe Biden, u ka bërë thirrje amerikanëve që gjenden në Ukrainë, të largohen menjëherë. Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa përgjatë kufijve me Ukrainën, por ka mohuar se po planifikon që ta pushtojë Ukrainën.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota jake sullivan joe biden konflikti ukraine-rusi vladimir putin jake sullivan joe biden konflikti ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 11 Shkurt 2022, 18:19

Tërmet në Greqi, epiqendra pranë bregdetit turk

GREQI- Një tërmet me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter goditi ishullin grek Kos. Protothema shkruan se epiqendra u raportua në 30 km në lindje të Kos, pranë breg...