Bota

VIDEO/ SHBA-ja i dhuron Kosovës mbi gjysmë milioni vaksina kundër COVID-19

11 Shkurt 2022, 19:39 Nga DOSJA
VIDEO/ SHBA-ja i dhuron Kosovës mbi gjysmë milioni vaksina kundër

KOSOVË- Në një ceremoni të posaçme në Prishtinë, Shtetet e Bashkuara i dorëzuan Kosovës afro 516 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19, të dhuruara nga administrata e presidentit amerikan Joe Biden.

Kjo është hera e tretë që Shtetet e Bashkuara i dhurojnë Kosovës vaksina kundër COVID-19 duke e çuar sasinë e përgjithme të dhuruar në 1 milionë e 54 mijë doza. Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier tha se që nga shfaqja e pandemisë, Shtetet e Bashkuara përveç vaksinave kanë ndarë edhe rreth 10 milionë dollarë për të mbështetur Kosovën në luftën kundër COVID-19.

“Kjo i bën Shtetet e Bashkuara dhuruesin më të madh në të vaksinave për kundër COVID-19 për Kosovën që nga fillimi i pandemisë dhe me këtë dorëzim sot, vaksinat e dhuruara vetëm nga Shtetet e Bashkuara janë të barasvlershme me vaksinimin e 30 për qind të popullsisë së përgjithshme të Kosovës me dy doza”, tha ai duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara mbesin të gatshme dhe të përkushtuara që të mbështesin Kosovën në luftën kundër pandemisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, thanë gjatë ceremonisë se vlera e dhurimit shkon përtej numrave dhe rikonfirmon miqësinë e fortë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

“Sikurse në vitin 1999, SHBA-të sërish u dëshmuan krahë nesh. Atëherë na shpëtuan nga vdekja prej luftës dhe sot na shpëtuan nga virusi COVID-19 dhe të gjitha variantet e tij nëpërmjet vaksinimit”, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Për t’u përgatitur pra për valën e ardhshme të virusit është e domosdoshme që të vazhdojmë të vaksinohemi sa më masivisht. Donacioni i sotëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes iniciativës Covax e bën të mundur vazhdimin e kësaj fushate”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Deri më sot 57 për qind e qytetarëve të Kosovës nga mosha 12 vjeç e lart janë vaksinuar me dy doza të vaksinës ndërsa rreth 91 mijë apo 6 për qind, me dozën e tretë apo përforcuese.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti jeff hovenier joe biden vjosa osmani albin kurti jeff hovenier joe biden vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 11 Shkurt 2022, 18:19

Tërmet në Greqi, epiqendra pranë bregdetit turk

GREQI- Një tërmet me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter goditi ishullin grek Kos. Protothema shkruan se epiqendra u raportua në 30 km në lindje të Kos, pranë breg...