Bota

Plagjaturë në temën e diplomës, Kryeministri i Luksemburgut kërkon heqjen e saj

11 Shkurt 2022, 20:08 Nga DOSJA
Plagjaturë në temën e diplomës, Kryeministri i Luksemburgut

LUKSEMBURG- Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel ka hequr dorë nga diploma e nivelit master në vitin 1999, pas akuzave përplagjaturë. Lemonde shkruan se Bettel tha se i ka kërkuar Universitetit të Lorraine-s në Francë që të anulojë diplomën në mënyrë që të hiqet çdo dyshim në lidhje me meritat e DEA (gradë) dhe për të shmangur humbjen e besimit në punën akademike.

Në një reagim Bettel nuk e ka pranuar që ka kopjuar në punën akademike që ka bërë dhe ka shktuar se nuk ka qenë kurrë qëllimi i tij të mashtrojë njerëzit në atë kohë.

Këto akuza kundër Bettel janë ngritur në një artikull të gazetës luksemburgase Reporter, e cila në një shkrim thuhet se 3/4 e temës së diplomës së tij janë marrë nga burime të pacituara.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota luksemburg xavier bettel luksemburg xavier bettel

Sondazh

Poll

Bota 11 Shkurt 2022, 18:19

Tërmet në Greqi, epiqendra pranë bregdetit turk

GREQI- Një tërmet me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter goditi ishullin grek Kos. Protothema shkruan se epiqendra u raportua në 30 km në lindje të Kos, pranë breg...