Aktualitet

I dënuar me 11 vite burg në Itali, kapet 51-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi (EMRI)

11 Shkurt 2022, 12:09 Nga DOSJA
I dënuar me 11 vite burg në Itali, kapet 51-vjeçari në

TIRANË– Gentian Deda është arrestuar nga Forcat e Posaçme Operacionale në Durrës në bashkëpunim me Interpolin. 51-vjeçari, banues në lagjen nr. 4, Durrës ishte dënuar nga Gjykata e Milanos me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burg për veprën penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Tashmë pritet të bëhet ekstradimi i tij drejt Italisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar. Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burg. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Durrës dhe Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruar në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:Gentian Deda, 51 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Durrës. Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burg për veprën penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ekstradim drejt italise gentian deda itali ekstradim drejt italise gentian deda itali

Sondazh

Poll