Aktualitet

U gjet e vdekur në banesë, motra e Violetës: Jeta e saj ishte horror, fëmijët i vdiqën

11 Shkurt 2022, 11:50 Nga DOSJA
U gjet e vdekur në banesë, motra e Violetës: Jeta e saj ishte

Motra e Violeta Gurraj e cila një vit më parë u gjet e vrarë me shenja prerje në qafë në Bajzë të Malësisë së Madhe. Në emisionin “Zemër të hapur”, motra e viktimës, Violeta Gurraj tha se jeta e motrës së saj ka qenë një dramë e vërtetë.

“Eksperti mjeko ligjor nuk ka rënë në duart e mia. Me nipërit dhe mbesat kam një marrëdhënie shumë të mirë. Motrën e e kanë prerë në fyt, nuk është vetëvrasje. Jeta e motrës time ka qenë horror. Jemi rritur jetime. Që kur është martuar aty nuk e ka dashur njëri, gjithmonë me të shara. Nuk na dëgjon Violeta në thonin, por duhet të kesh mirëkuptim. Motra ime është shkelur me këmbë.”, u shpreh ajo.

BISEDA:

Përse mendojë se shkelej me këmbë?

Motra: Po të pyesësh njerëzit që ka punuar, nuk ka njeri të thotë se ajo ka qenë e keqe. Po t’i pyesësh do të thonë, gjynah e shkreta se është e shkelur me këmbë.

Para shumë vitesh Violeta ka bërë një dëmin, për shkak të një rrahje që i ka bërë kunatës dhe vjehrrës, keni vënë re shenja depresioni?

Motra: Ajo kaloi periudhë të vështirë, i kanë vdekur tri fëmijë. Ajo më shumë ka qëndruar në Tiranë në spital, sepse çonte fëmijët e sëmurë dhe ata thonin se ajo është rrugaçe, deri atje shkonin…Unë ju them se nuk ka qenë rrugaçe…por një punëtore e vërtetë.

Marrëdhëniet me fëmijët dhe bashkëshortin?

Motra: Ai e ka dashur, ka konflikte njeriu, por që kur i vdiq bashkëshorti të gjithë i hipën në shpinë. Atë e kanë vrarë në një konflikt, ai ndërhyri për të sheshuar konfliktin dhe u vra.

Përse u ftoh marrëdhënia e fëmijëve me Violetën?

Motra: Nga fëmija i sëmurë që ishte, filluan t’ja kthenin kundër…

Si iu mbush mendja fëmijëve të denonconin nënën?

Motra: Ishin të vogla…Përse këta fëmijë nuk qëndruan tek halla deri në moshën e duhur,. Përfunduan në një kishë, ata fëmijët i kanë dashur t’i bëjnë keq motrës se nuk e kanë dashur kurrë. T’i je e çmendur i thonin nuses, por si i thuhet t’i je e çmendur.

Problemet e shëndetit mendor a janë të identifikuara diku?

Motra: Shpirti është shpirt…Ajo doli si e çmendur…

Marre nga BalkanWeb

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet shkoder violeta gurraj vrasje ne shkoder shkoder violeta gurraj vrasje ne shkoder

Sondazh

Poll