Sport

Franulovic, drejtor i turneut të Montekarlos: “Djokovic? Duhet të jetë në rregull”

11 Shkurt 2022, 06:48 Nga DOSJA
Franulovic, drejtor i turneut të Montekarlos: “Djokovic? Duhet

FRANCE – I anuluar në vitin 2020 për shkak të pandemisë Covid-19, i kontestuar me dyer të mbyllura në 2021, turneu “Master 1000” në Montekarlo do të gjejë një audiencë këtë vit dhe shpreson të mbushet, nga 9 deri më 17 prill.

Lista përfundimtare e pjesëmarrësve të saj nuk do të fiksohet deri më 14 mars, por drejtori i saj, Zeljko Franulovic, njoftoi këtë të enjte gjatë konferencës së prezantimit të turneut, se do të presë “përkrah numrit 1 të botës Novak Djokovic, Rafael Nadal, Daniil Medvedev, Alexander Zverev, Stefanos Tsitsipas, edhe 10 lojtarët e tjerë më të mirë të topo-listët ATP. Por prezenca e tenistit serb mbetet më shumë dëshirë sesa siguri.

“Nëse ai është në gjendje të mirë me kushtet sanitare të kërkuara nga qeveria franceze, do të jemi të lumtur ta mirëpresim atë,- tha Franulovic. – Ai duhet të jetë në rregull. Për momentin me sa di unë, nuk është i vaksinuar. Sapo të jetë mirë me rregullat e qeverisë, do ta presim krahëhapur”.

“Novak tashmë ka planifikuar të luajë në Dubai (nga 14 deri më 26 shkurt), ky është sigurisht një lajm i mirë, – tha Andrea Gaudenzi, presidenti i ATP-së, i pranishëm në këtë event. – Ne duam ta shohim Novakun të lumtur dhe të shëndetshëm dhe duam ta shohim atë të luajë. Ne duam lojtarët më të mirë për turnetë më të mirë dhe Montekarlo është një prej tyre”.

Sa i përket datës së rikthimit në garë të Roger Federer, presidenti i ATP-së nuk ka dashur të prononcohet. “Roger është mbi 40 vjeç. Çdo lojë që ai luan tani do të jetë një dhuratë për ne,- tha Gaudenzi. – Padyshim që mezi presim që ai të jetë sërish në turne, por ai po merr kohën e tij pas operacioneve që ka bërë. Ne kryqëzojmë gishtat”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport djokovic duhet të bëjë është të vaksinohet hyrja e tenistit noval djokovic edhe në spanjë numrit 1 të botës novak djokovic për shkak të pandemisë covid-19 turneu “master 1000” në montekarlo djokovic duhet të bëjë është të vaksinohet hyrja e tenistit noval djokovic edhe në spanjë numrit 1 të botës novak djokovic për shkak të pandemisë covid-19 turneu “master 1000” në montekarlo

Sondazh

Poll