Sport

Sassuolo nuk reziston dot! Një autogol në 88’ çon Juven në gjysmëfinalen e Kupës

10 Shkurt 2022, 22:10 Nga DOSJA
Sassuolo nuk reziston dot! Një autogol në 88’ çon Juven

ITALI- Juventus mposht Sassuolon me shifrat 2-1 dhe kualifikohet për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Një takim që nisi mirë për bardhezinjtë që shënuan në minutën e 3’ me anë të Dybala-s, ndërsa Traore në minutën e 24’ do të barazonte shifrat.

Në pjesën e dytë, Juventus mundohet të shënojë golin e avantazhit, por rastet e pastra mungojnë. Matthijs de Ligt godet shtyllën, ndërsa Bonucci nuk gjuan saktë. Miqtë qëndrojnë mbrapa, por shfaqen rrezikshëm sa herë që zbresin në kundërsulm.

Në minutën e 88’ Vlahovic bëhet sërish vendimtar, sepse me një aksion individual nga e majta, futet në zonë, godet dhe topi i devijuar nga Ruan përfundon në rrjetë. Juventus do të luajë me Fiorentinën, ndërsa Vlahovic do të përballet me ish-shokët e skuadrës.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport fiorentina juventus vlahovic fiorentina juventus vlahovic

Sondazh

Poll

Sport 10 Shkurt 2022, 13:03

Coutinho befason me formën e tij larg Barcelonës

ANGLI – Largimi i Philippe Coutinho nga Barcelona në këtë merkato dimërore drejt Premier League për t’iu bashkuar klubit të Aston Villas në formë huazimi,...