Sport

Kostot e PSG-së në rritje: Mbi 600 milionë për paga, por s’ka rrezik për sanksione!

11 Shkurt 2022, 06:28 Nga DOSJA

FRANCE – PSG shpenzon rreth 629 milionë euro për pagat këtë sezon. Një shifër në rritje të fortë, e shtuar nga pagat e transferimeve falas të Messit, Donnarumma, Wijnaldum dhe Sergio Ramos.

Rritja në krahasim me vitin 2021 është rreth 124 milionë euro, pavarësisht fushatës së shkurtimeve të pagave të zbatuara prej disa kohësh, por edhe pse me shifra jashtë merkatos dhe jashtë kohe, PSG nuk rrezikon sanksione të paktën në Francë.

Për të hedhur dritë mbi situatën ishte gazeta franceze “L’Equipe”, e cila bëri llogaritë në xhepin e pronës së Katarit, PSG-së, duke raportuar një ndikim të rëndësishëm të të ardhurve të rinj, me kosto zero në nivel letrash, por me rroga të rënda në një buxhet tashmë në krizë.

Shifrat e raportuara nga gazeta, janë kundërshtuar nga Al Khelaifi, por pavarësisht nga numri që duhet marrë në konsideratë, konstante është se pagat totale te PSG-së janë në rritje të mprehtë, që nga rreth 80 milionë euro siç përshkruhet nga pronari, shifra shkon në 124 siç raporton gazeta. E gjithë kjo kundrejt një rënie të mprehtë të të ardhurave për shkak të problemeve të lidhura me pandeminë.

Nëse ka ndonjë gjë, problemi për PSG-në është të shesë. Klubi ka nisur prej disa kohësh një politikë shkurtimesh, të cilave do të dëshironte t’i shtonte me një sërë shitjesh të shkëlqyera, për të lehtësuar shumën e fondin e pagave, por asnjë nga emrat e mëdhenj me një valixhe në dorë nuk ka lëvizur. Kjo nga Icardi te Di Maria, deri te Herrera dhe Paredes, për të cilët një shitje do të ishte e imagjinueshme, por në fakt vështirë e në praktikë.

Në çdo rast, edhe me shifra përtej çdo logjike, përsëri sipas “L’Equipe”, PSG nuk rrezikon sanksione në Francë dhe ndoshta as në Evropë, ku UEFA ka lehtësuar dorën e “fair-play”-t financiar pas Covid.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport drejtori i psg leonardo gazeta franceze “l'equipe” në përfundim të kontratës me psg psg shpenzon rreth 629 milionë euro për pagat këtë sezon drejtori i psg leonardo gazeta franceze “l'equipe” në përfundim të kontratës me psg psg shpenzon rreth 629 milionë euro për pagat këtë sezon

Sondazh

Poll

Sport 10 Shkurt 2022, 13:03

Coutinho befason me formën e tij larg Barcelonës

ANGLI – Largimi i Philippe Coutinho nga Barcelona në këtë merkato dimërore drejt Premier League për t’iu bashkuar klubit të Aston Villas në formë huazimi,...