Sport

Fituan Kupën e Afrikës, presidenti i Senegalit shpërblen lojtarët me… 700 m2

10 Shkurt 2022, 21:13 Nga DOSJA
Fituan Kupën e Afrikës, presidenti i Senegalit shpërblen

SENEGAL- Pas fitimit të Kupës së Afrikës, vjen dhe shpërblimi për futbollistët e Senegalit. Çdo lojtar do të përfitojë nga 70 mijë euro secili dhe do t’u dhurohet edhe tokë në qytetet e Dakarit dhe Diamniadios.  Skuadrës iu bë gjithashtu një pritje heroike ndërsa u kthyen në Senegal  me trofeun e Kupës së Afrikës.

Presidenti i vendit Macky Sall ka vendosur që t’i shpërblejë heronjtë për suksesin e parë të vendit në Kupën e Afrikës. “Futbollistët dhe stafi teknik do të përfitojnë secili 50 milionë franga afrikane, 200 m2 parcelë toke në Dakar dhe një parcelë 500 m2 në Diamniadio”, thuhej në profilin zyrtar të presidentit në “Twitter”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport sadio mane senegal sadio mane senegal

Sondazh

Poll

Sport 10 Shkurt 2022, 13:03

Coutinho befason me formën e tij larg Barcelonës

ANGLI – Largimi i Philippe Coutinho nga Barcelona në këtë merkato dimërore drejt Premier League për t’iu bashkuar klubit të Aston Villas në formë huazimi,...