Sport

Çdo gjë e kryer! Maldini godet në merkaton e qershorit, tifozët e Milanit në delir

10 Shkurt 2022, 20:06 Nga DOSJA
Çdo gjë e kryer! Maldini godet në merkaton e qershorit,

ITALI– Pasi e kanë ndjekur për një kohë të gjatë në merkaton e janarit, Maldini dhe Massara nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga pista që të çon te Sven Botman, i cili për verën e ardhshme mbetet objektivi kryesor i Milanit për të përforcuar mbrojtjen.

Marrëveshja me holandezin duket se është afër, aq sa agjenti i tij, Nikkie Bruinenberg, ishte i pranishëm dje në San Siro për të ndjekur ndeshjen kundër Lazios dhe sot ai u takua me drejtuesit e kuqezinjve në Casa Milan pak pas drekës. Gjithçka duket e bërë.

Takimi mes drejtuesve të Milanit dhe agjentit të Botman ka zgjatur rreth një orë e gjysmë. Marrëveshja me lojtarin për në muajin qershor mund të jetë e afërt, pastaj kuqezinjtë do të duhet të negociojnë me klubin francez, me të cilin marrëdhëniet janë të shkëlqyera, por që në janar refuzoi një ofertë mbi 40 milionë nga Neëcastle.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport maldini milan sven botman maldini milan sven botman

Sondazh

Poll

Sport 10 Shkurt 2022, 13:03

Coutinho befason me formën e tij larg Barcelonës

ANGLI – Largimi i Philippe Coutinho nga Barcelona në këtë merkato dimërore drejt Premier League për t’iu bashkuar klubit të Aston Villas në formë huazimi,...