Sport

Benzema po riaftësohet, por nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm ndaj PSG-së

10 Shkurt 2022, 19:46 Nga DOSJA
Benzema po riaftësohet, por nuk dihet nëse do të jetë i

SPANJE – Karim Benzema është më mirë. Në stërvitjen e mëngjesit të kësaj të enjte, sulmuesi i Real Madridit ka zbritur bashkë me skuadrën në fushën e blertë, përpara se të prekte topin për një kohë të shkurtër gjatë ushtrimeve të pasimit.

Më pas, ai vazhdoi kujdesin e tij dhe bënte punë fizike në palestër. Sulmuesi 34-vjeçar është i dëmtuar në kofshën e majtë. Mungesa e tij kundër Villarrealit, të shtunën (16:15) në La Liga, është e sigurtë.

Edhe nëse francezi dëshiron të luajë kundër PSG-së, të martën për Champions League, përsëri pasiguria për praninë e tij mbetet. Dëshira e stafit madrilen për momentin mbetet që ta marrë në Paris dhe atje të vendosin nëse do të luajë apo jo, në prag të ndeshjes.

Nga ana tjetër, Reali është më optimist për praninë e Ferland Mendy në “Parc des Princes”. Krahu i majtë ka bërë një pjesë të stërvitjes kolektive mëngjesin e kësaj të enjte, përpara se të stërvitet në krahun e grupit. Ai është ende i dyshimtë për udhëtimin në Villarreal.

Stafi i merengues ende heziton t’i japë atij pak kohë për lojë të shtunën, ose ta ruajë atë për të martën. Ai gjithsesi duhet të jetë pjesë e udhëtimit në Paris dhe, edhe nëse është larg 100%, ka shanse shumë më të mëdha për të luajtur kundër PSG-së sesa bashkëkombasi Benzema.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport autobusi i real madridit champions league karim benzema karim benzema ishte fantastik sulmuesi i real madridit trajneri i real madrid autobusi i real madridit champions league karim benzema karim benzema ishte fantastik sulmuesi i real madridit trajneri i real madrid

Sondazh

Poll

Sport 10 Shkurt 2022, 13:03

Coutinho befason me formën e tij larg Barcelonës

ANGLI – Largimi i Philippe Coutinho nga Barcelona në këtë merkato dimërore drejt Premier League për t’iu bashkuar klubit të Aston Villas në formë huazimi,...