Bota

Rrogat e Qeverisë së Malit të Zi!Sa fiton në muaj Dritan Abazoviç dhe kabineti i tij

11 Shkurt 2022, 06:30 Nga DOSJA
Rrogat e Qeverisë së Malit të Zi!Sa fiton në muaj Dritan

MAL I ZI– Qeveria e Malit të Zi ka publikuar listën e pagave të zyrtarëve publikë për muajin janar të këtij viti. Bëhet e ditur se tashmë ish-kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq ka marrë pagë neto prej 2300 eurove. Në të njëjtin raport thuhet se zëvendëskryeministri, Dritan Abazovic është paguar 1732 euro, ndërsa sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Zana Prasceviq Milaçic u pagua 1503 euro. Sipas një dokumenti të publikuar në faqen e Qeverisë së Malit të Zi, zëvendësi i saj, Nikola Kandic ka fituar 1448 euro në janar.

Shefja e kabinetit të kryeministrit, Ivana Maloviq ka marrë pagën e muajit janar prej 1478 eurove, ndërsa këshilltari i kryeministrit, Dejan Abazoviq rreth 1670 euro.

Këshilltarja e kryeministrit për media, Ananije Jovanoviq, në janar ishte paguar 1410 euro, ndërsa këshilltari i kryeministrit për siguri, Vojo Lakovic rreth 1740 euro. Kryenegociatorja e Malit të Zi me Bashkimin Evropian (BE), Zorka Kordiq, mori një pagë neto prej 1,650 eurove në muajin janar.

Përfaqësuesja e Malit të Zi para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, Valentina Pavliçiq, mori një pagë prej pak më shumë se një mijë euro në janar.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora dritan abazanoviç mal i zi dritan abazanoviç mal i zi

Sondazh

Poll