Bota

Sulmi i partnerit ndaj mediave, Osmani: Është jo korrekte të pyesni për këtë

10 Shkurt 2022, 16:17 Nga DOSJA
Sulmi i partnerit ndaj mediave, Osmani: Është jo korrekte të

KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani nuk ka pranuar të flasë sot lidhur me deklaratat e bashkëshortit të saj Vjosa Osmani ndaj mediave në Kosovë. Gazeta Express shkruan se teksa është pyetur nga gazetarët për qëndrimin e saj lidhur me deklaratat e bashkëshortit Prindon Sadriut, që ditë më parë teksa i quajti mediat ndërmarrje e përbashkët kriminale, ajo tha se është jo korrekte që të flitet për këtë çështje teksa ishte në takim me familjarët e dy aktivistëve të vrarë të Vetëvendosje, Mon Balaj dhe Arben Xheladini.

“Jemi në takim ju kisha lut. Është tepër jo korrekte ndaj familjeve. Është tepër jo korrekte në raport me familjet. Komenti im është që jeni duke ofenduar familjet që janë këtu për momentin. Keni hyrë brenda për të marrë pamje edhe pse nuk keni paralajmëruar që do të vini , ne sërish ju lejuam. Ne je lejuam që të merrni pamje kurse në intervista të tjera flasim. Është ofendim në raport me familjarët që të bëni gjëra të tilla. Me të vërtet është ofendim”, ka thënë Osmani.

Prindon Sadriu përmes një postimi në Facebook ditën e djeshme i quajti gazetarët ndërmarrje të përbashkëta kriminale, pasi u publikuan të ardhurat e Osmanit për udhëtimet që ka bërë në kohën kur ka qenë deputete.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni prindon sadriu shpenzimet e deputeteve vjosa osmani prindon sadriu shpenzimet e deputeteve vjosa osmani

Sondazh

Poll