Bota

Dy vite pas vdekjes! Gjendet trupi 70-vjeçares në Itali, ishte ulur në karrige

10 Shkurt 2022, 12:07 Nga DOSJA
Dy vite pas vdekjes! Gjendet trupi 70-vjeçares në Itali, ishte ulur

ITALI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Trupi i një gruaje 70-vjeçare është gjetur në shtëpinë e saj në veri të Italisë, dy vite pas vdekjes së saj. E moshuara është identifikuar si Marinella Beretta, e cila jetonte e vetme pranë liqenit Como në Lombardi.

Trupi i saj i dekompozuar u zbulua disa ditë më parë nga brigada e zjarrfikësve në Como pas ankesave se një pemë kishte rënë në kopshtin e saj. Oficerja e shtypit të bashkisë së Como-s, Francesca Manfredi, deklaroi se trupi i Beretta-s u gjet i ulur në një karrige në dhomën e ndenjes. Manfredi tha për CNN se shkaku i vdekjes së Beretta-s nuk dihet dhe ekzaminuesi ka vërtetuar se ajo ka vdekur diku nga fundi i vitit 2019, sipas autopsinë që iu bë trupit të saj.

Asnjë i afërm i Beretta-s nuk është paraqitur ende, tha Manfredi, duke shtuar se policia po heton nëse ajo kishte ndonjë familje të mbijetuar.

(f.m/a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota itali vdes e moshuara ne itali itali vdes e moshuara ne itali

Sondazh

Poll