Bota

‘Jam i moshuar por jo idiot’/Peticioni i pensionistit spanjoll,mbledh 600 mijë firma

10 Shkurt 2022, 12:29 Nga DOSJA
‘Jam i moshuar por jo idiot’/Peticioni i pensionistit

SPANJË– ‘Jam i moshuar por jo idiot’ është peticioni i një pensionisti spanjoll i cili ka dorëzuar firmat e mbi 600 000 personave që janë kundër rritjes së përdorimit të shërbimeve digjitale nga bankat.

Carlos San Juan është 78 vjeçari i cili ia paraqiti peticionin Ministrisë spanjolle të Ekonomisë dhe Bankës Qendrore. Mjeku në pension po kërkon që bankat spanjolle të ofrojnë shërbime me personel për të moshuarit, në vend që t’i kanalizojnë ata në shërbimet online, pasi të moshuarit në përgjithësi janë më pak të kënaqur me ”banking online”.

Bankat spanjolle, po mbyllin degët dhe po reduktojnë kornizën kohore për shërbimet direkte, duke bërë që San Juan të bëjë thirrje për “masa urgjente”.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota carlos san juan pensionist spanje carlos san juan pensionist spanje

Sondazh

Poll