Bota

Qentë, ‘poker face’, largimet!Mediat greke:’Mashtrimet’ e Putin, mesazhet e taktikat

10 Shkurt 2022, 13:58 Nga DOSJA
Qentë, ‘poker face’, largimet!Mediat

TIRANË- Tavolina e Putin ka lënë vend për debat dhe aludime. Putin mbajti larg homologun e tij francez Emanuel Macron ditën kur mes tyre u zhvillua takimi. Mediat greke e komentojnë distancën si një truk të vjetër dhe të sprovuar si formë pushteti nga monarkët, mbretërit dhe perandorët e së kaluarës.

Shumë e quajtën distancën si masë kundrejt pandemisë por ndryshe ndodhi me presidentin kinez, me të cilin qëndroi krah për krah e duke përcjell mesazhin e qartë: Jemi afër.

Kjo nuk është hera e parë që Putin përdor metoda të tilla që quhen ‘patinazhi në akull’. Gjatë takimit me ish-kancelarin gjerman u shfaq labradori i tij i zi e cila i komentua si frika e Merkelit nga qentë. Putin e shikonte qenin, ndonjëherë bashkëbiseduesin e tij, me një buzëqeshje të zbehtë, gati ironike, ndërsa Merkel përpiqej të ruante qetësinë.

artikull kushtuar Putin, thuhet se ai është i lexuar dhe i arsimuar, e trajton çdo kontakt personal me kundërshtarët politikë ose liderët e huaj si një lojë shahu apo pokeri. Ai flet pak dhe përpiqet ta përulë atë që ka përballë, duke fituar kështu avantazhin krahasues.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota macron putin rusi takimi macron putin rusi takimi

Sondazh

Poll