Bota

Historia në Kosovë/ Nusja vdes ditën e dasmës, familja u jep krushqve vajzën tjetër

10 Shkurt 2022, 12:58 Nga DOSJA
Historia në Kosovë/ Nusja vdes ditën e dasmës, familja u jep

PRIZREN– Një histori prekëse ka ndodhur në fshatin Zhur në Prizren. Vajza e cila është kryesorja në këtë rrëfim quhet Hana. Ajo ndërroi jetë kur po dilte nuse dhe krushqit ishin afër shtëpisë. Historinë e ka treguar, Mustafë Kurtaj, një nga banorët më të vjetër të fshatit, i cili pohon se ngjarja është e vërtetë.

“Fatkeqësia ka ndodhur kur nusja, sipas traditës, është përshëndetur me vëllain, babain dhe kur është përshëndetur me njerkën, ajo ka filluar të vajtojë të shkuarën dhe kujdesin që njerka i kishte dhënë. Nusja ka rënë në tokë e vdekur ato momente”, tregon Kurtaj për ATV-në.

 

Më tej i moshuari tregon se nuse u dha motra tjetër, një 15-vjeçare e cila pranoi menjëherë duke mos vënë në diskutim atë që iu tha.

‘Krushqit ishin nisur për ta marrë nuse Hanën pa e ditur gjëmën që kishte ndodhur. Babai i Hanës iu kishte dalë në rrugë krushqve pa iu afruar mirë fshatit. Kur mësuan lajmin ata u mërzitur, por babai i Hanës nuk i la të largohen. Në atë çast një fqinj i afrohet babait të Hanës duke i thënë se “krushqit nuk do të kthehen pa nuse. Në atë moment ai kishte dërguar dikë për të thirrur të bijën 15-vjeçare. Pasi ishin kthyer në shtëpi ai i kishte thënë vajzës: Shaje bijë a do të shkosh ti nuse në vend të Hanës. Vajza menjëherë kishte pranuar pa vënë aspak në dyshim atë që po i thoshte babai. Ajo vajzë edhe sot është gjallë dhe ka mbi 80 vjet”.’– tregoi më tej i moshuari.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora historia e nuses historia ne kosove kosove mustafë kurtaj historia e nuses historia ne kosove kosove mustafë kurtaj

Sondazh

Poll