Sport

Prapaskena/ Mourinho shfryhet ndaj lojtarëve: E bëtë në brekë, njerëz pa bo*e

10 Shkurt 2022, 18:51 Nga DOSJA
Prapaskena/ Mourinho shfryhet ndaj lojtarëve: E bëtë në

ITALI-José Mourinho është një trajner që i thotë gjithnjë gjërat hapur, qoftë për mirë apo për keq. Këtë e dinë fare mirë edhe lojtarët e Romës, të cilët pas humbjes në Kupën e Italisë ndaj Interit, dëgjuan furinë e trajnerit portugez i cili përdori fjalë mjaft të rënda pa kursyer askënd.

Nuk është hera e parë që ndodh, të gjithë e mbajnë mend shpërthimin pas humbjes  në Conference League ndaj Bodo Glimt, ku Mourinho i tha lojtarëve: “Mes jush ka njerëz që nuk do të luanin as këtu në Norvegji, apo edhe në Seria B”.

Një shpërthim që çoi në pasoja të rënda duke qenë se disa lojtarë, të shpallur fajtorë për atë disfatë, u shitën në merkaton e janarit. Historia u përsërit dhe pas eliminimit nga Kupa e Italisë, Mourinho gjëmonte në dhomat e zhveshjes: “Dua të di pse, duke luajtur ballë për ballë me Interin, ju morët një m** në 10 minutat e para!”.

E meta më e madhe e një futbollisti është mungesa e bo****, mungesa e personalitetit. Keni frikë nga ndeshje të tilla? Pra, shkoni të luani në Serinë C ku nuk do të gjeni kurrë skuadra me kampionë, stadiume të shkëlqyera, presione të futbollit të madh. Ju jeni njerëz pa bo**. Gjëja më e keqe për një futbollist!”.

 E.Ç (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport josë mourinho roma josë mourinho roma

Sondazh

Poll

Sport 10 Shkurt 2022, 13:03

Coutinho befason me formën e tij larg Barcelonës

ANGLI – Largimi i Philippe Coutinho nga Barcelona në këtë merkato dimërore drejt Premier League për t’iu bashkuar klubit të Aston Villas në formë huazimi,...