Politike

Korreshi: Njësitë administrative janë kthyer në gjendje civile dhe patronazhistë

10 Shkurt 2022, 15:53 Nga DOSJA
Korreshi: Njësitë administrative janë kthyer në gjendje

TIRANË – Deputeti i Partisë Demokratike në Lushnje Saimir Korreshi kritikoi ashpër mazhorancën për realizimin e vettingut në drejtësi dhe shkrirjen e gjykatave në të gjitha rrethet e vendit. Në fjalën e tij sot në Kuvend, Korreshi u shpreh se vonesa në drejtësi kanë bërë që të mungojë drejtësia në Shqipëri. Sipas tij, mazhoranca ka gabuar totalisht në vetting pasi duhej ta kishte nisur nga gjykatat e shkallës së parë dhe jo nga Gjykata Kushtetuese, duke krijuar në këtë mënyrë një kaos të vërtetë.

Më tej, deputeti demokrat foli dhe për hartën e re gjyqësore. Ai ironizoi këtë iniciativë të Partisë Socialiste duke thënë se ata duan që gjyqtarët t’i kenë zyrat e punës pranë shtëpisë së tyre që të mos djersisin e tu digjen gomat e makinave. Korreshi shtoi se njësitë  administrative janë kthyer në gjendje civile dhe patronazhistë

“Kam dhe unë vërejtjen për ndryshimin e Kushtetuës që i bëhet. Kjo ju ul dhe zbeh tempin këtij parlamenti, nëse ne duam të flasim dhe të merremi me 2-3 pikat kryesore të rendit të ditës, tani po flasim për procedurat. Flasim për vettingun dhe reformën në drejtësi. çfarë kemi arritur me këtë, çfarë ka prodhuar? Ka prodhuar kaos në sallat e gjyqit? Reforma ka synim thjeshtësimin e procedurave. Drejtësi e vonuar është drejtësi e munguar. Nuk e keni dashur reformën, keni hequr njerëzit e ndershëm, dhe po vini njerëzit e partisë. Shqitparët janë zhgënjyer me procesin e vettingut. Kishit të gjithë mundësitë dhe kapacitetet. Gjykatat janë bosh, nuk po formojmë dot trupa gjykuese. Propozoni hartë territoriale. Filluat kuturu, e bëtë selektiv procesin. Nk filluat nga shkalla e parë, por filluar nga Gjykata Kushtetuese. Tani jemi në kaos. Çështjet gjyqësore ,i keni mullarë, kapicë. Ska gjë, se po ndërrojmë kushtetutën, e keni ndarë mendjen. S’më shqetëson fare. Keni krijuar vetëm nëj gjykatë apeli. Duke dhënë propozimin për një gjykate apeli në të gjithë shqipërinë nga 35 doni ta kaloni në 12+1. Sot po  hiqni 200 mijë banorë të Lushnjes se nuk i keni në refene, as Shqipërinë. Doni tu krijoni komoditet njerëzve të tuaj. KLGJ të na propozojë që gjyqtarët apeli të mos djersinin, të mos dalin gna Tirana se ju digjen gomat. Shikoni prokuroritë se me sa prokurorë janë. Po dalin njerëzit nga burgu se nuk respektohen afatet. Nuk keni ambjente për të zhvilluar, nuk keni llogaritur kostot. Reforma territoriale është një paçavure, ku kryetari i bashkisë merret me parcelat. Si është reforma në drejtësi? Ka pasur 2 bashki Lushnja dhe 14 komuna. 2 bashkitë i përthithën 14 komunat. Sot njësitë administrative janë kthyer në gjendje civile dhe patronazhistë. Lëshojnë vetëm çertifikatë. Administratorët kapen me ndonjë punëtor që ka ndonjë sqepar dhe do të ngulë gozhdë. Për një leje ndërtimi, duhet të shkosh te kryetari i bashkisë”, bëri me dije deputeti demokrat Saimir Korreshi.

LAJMI KRYESOR:  Votim i fshehtë/PD e aleatët pro,Berisha kundër e lë sallën,LSI abstenon(ZHVILLIMET)


(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike harta e re gjyqesore saimir korreshi harta e re gjyqesore saimir korreshi

Sondazh

Poll