Politike

A do të lësh postin? Përgjigjet Voltana Ademi: Është ende herët, presim raportin e OSBE/ ODIR

2 Korrik 2019, 10:56 Nga DOSJA
A do të lësh postin? Përgjigjet Voltana Ademi: Është

TIRANË- Krerët e bashkive të djathta kanë zhvilluar një takim sot me liderin e opozitës Lulzim Bashën në selinë e Partisë Demokratike.

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, e pyetur nga mediat nëse do ta lironte zyrën e saj për kandidatin socialist që u shpall fitues i zgjedhjeve monopartiake të 30 qershorit, u përgjigj:

“Jemi akoma herët për ta diskutuar këtë dhe mendoj se raporti i OSBE /ODIHR është një reflektim për gjithë popullin shqiptar dhe gjithë qytetarët e Shqipërisë . Do të shohim zhvillimet në vijim, jo vetëm të klasës politike por të popullit.

Situata është shumë e rëndë. E rëndë për të gjithë popullin, politikisht, por bashkë me të gjithë njerëzit duhet të reagojmë dhe ta bëjmë të mundur. Mendoj se ajo që është bërë dietën e diel është reagimi më i madh popullor që shqiptarët kanë bërë ndonjëhërë në historinë e vet”, u shpreh Ademi.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bsha takim me kreret e bashkive te djathta voltana ademi bsha takim me kreret e bashkive te djathta voltana ademi

Sondazh

Poll