Politike

“Avni Rustemi u ringjall?!/ Artan Hoxha-Metës: Më të lumtë, mbaja në lule të ballit Ramës, por mos harro….

2 Korrik 2019, 10:50 Nga DOSJA
“Avni Rustemi u ringjall?!/ Artan Hoxha-Metës: Më të

Tiranë- Për 60 minuta, Ilir Meta doli sot kundër të gjithëve, kundër ambasadorëve ndërkombëtarëve, kundër George Sorosit, kundër Ramës, zgjedhjet i quajti një turp.  Madje ai u shpreh ndaj Sorosit se është si Avni Rustemi dhe jo si raca e tij.

Por pas kësaj deklarate ka reaguar edhe gazetari Artan Hoxha. Ai ka ironizuar Metën pasi është shprehur se “HEROI I POPULLIT Avni Rustemi u ringjall?!”.

Reagimi:

Paska drite ne fund te tunelit….

HEROI I POPULLIT Avni Rustemi u ringjall?!
Paska qene i maskuar ca kohe si Salvador Allende, qe gjoja do vriste veten per te mos u zbuluar.
Pastaj paske qene ca kohe i fshehur si plazhist te Gjiri i Lalzit deri sa vendosi te rishfaqet si “Avni Rustemi” i vertete. Pistoleten qe ia kishte drejtuar kokes se vet, tani sapo ia ka drejtuar ne lule te ballit Edvin Esat-Rames….
Ashtu me te lumte, ne lule te ballit mbaja!!!
Vetem mos harro, se historia thote se Avni Rustemin e vertete, HERO i POPULLIT, ai mbreti qe ti e permende se kishte bere ca pune te mira, me plumba pistolete e vrau!!!

Ne foto:
1)-Avni Rustemi i rrethuar nga xhandare francez ne sallen e gjyqit ne Paris pasi kishte vrare Esat Toptanin.
2)-“Avniu” i ringjallur, i maskuar si plazhist ne Gjirin e Lalzit me dy vezhgues nderkombetare te zgjedhjeve te 30 qershorit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike artan hoxha edi rama meta kundër të gjithëve artan hoxha edi rama meta kundër të gjithëve

Sondazh

Poll