Politike

‘Pse nuk ju takoi kryediplomatja amerikane’, Meta: Folëm veçmas, s’më nxirrni dot anti-amerikan

2 Korrik 2019, 09:56 Nga DOSJA
‘Pse nuk ju takoi kryediplomatja amerikane’, Meta: Folëm

TIRANE- Presidenti Ilir Meta iu përgjigj pyetjes së gazetarit të Top Channel, Muhamet Veliu, se pse nuk e takoi zyrtaren amerikane, Leyla Moses-Ones. Presidenti tha se takoi zyrtaren amerikane dhe se i ka shpjeguar të gjithë urgjencën e dekretit të tij.

“O Meti nuk më nxjerr dot mua nipi i Spiro Kolekës mua ‘anti-amerikan’. Po erdhi dita, jam i lumtur, por unë se bëj dot Shqipërinë kështu. Pse bëni këto lojëra. Kush ua dërgon këto mesazhe nga stafi i Bilalit. Unë kryediplomaten amerikane e kam takuar veçmas. E kam sqaruar, isha me këshilltarët, iu thashë keni pyetje ligjore, keni koment. Faleminderit shumë, qëllimi është ky, arsyeja është kjo.”-tha Meta.

Deklarata e Presidentit Meta u bë gjatë një konference urgjente për mediat, ku ai propozoi sot që më 13 tetor të zhvillohen tri palë zgjedhje, vendore lokale dhe presidenciale. Meta ishte i ashpër në qëndrimin e tij për ndërkombëtarët, qeverinë dhe George Soros.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta qëndrimi i ndërkombëtarëve ilir meta qëndrimi i ndërkombëtarëve

Sondazh

Poll