Politike

Rama i dhuron dekoratën Ina Nukës: 60 policë u plagosën gjatë protestave

2 Korrik 2019, 10:48 Nga DOSJA
Rama i dhuron dekoratën Ina Nukës: 60 policë u plagosën

TIRANE- Kryeministri Edi Rama i ka dhuruar dekoratën e mirënjohjes së kryeministrit, efektives së plagosur në protestën e 13 nëntorit, Ina Nuka. Rama tha se 60 policë janë lënduar nga protestat e opozitës, të cilët sot janë simbol i rezistencës.

“Faleminderit në emrin tim, të qeverisë dhe çdo qytetari të këtij vendi që sot ndihet i çliruar për zgjedhjet e 30 qershorit, i cili hyri në shtëpitë e shqiptarëve mu në prag të vendimit të negociatave. Mirënjohje dhe respekt për çdo efektiv policie të pagatitur dhe të gatshëm për të reaguar. Mirënjohje për 60 policët e lënduar gjatë gjithë kohës së protestave të dhunshme. Më vjen mirë që mes jush është edhe simboli i rezistencës, kolegia, mikja juaj dhe mikja ime e cila ra pre e një sulmi. Ina Nuku reagoi menjëherë ndaj një sulmi që i rrezikoi jetën, por nuk shpëtoi dot dorën. Sot është dita e duhur për t’i dedikuar Inës dhe të gjitha vajzave që shërbejnë në policinë e shtetit me akordimin e yllit të mirënjohjes së kryeministrit të vendit”, tha Rama.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ina nuka policët e plagosur edi rama ina nuka policët e plagosur

Sondazh

Poll