Aktualitet

VD-ULËRIMA! Rama e Mazniku ngrenë tonet me banorët: A ka mundësi, po deshe

10 Shkurt 2022, 14:09 Nga DOSJA
VD-ULËRIMA! Rama e Mazniku ngrenë tonet me banorët: A ka

TIRANË– Mes ulërimave dhe debateve është zhvilluar takimi i kryeministrit Edi Rama me banorët e lagjes “5 maji”. Banorja Liza Marku, Lorena Nikolla dhe një tjetër zonjë kanë nisur të kërkojnë llogari për shtëpitë e tyre duke ngritur tonet. Kulmi i tensioneve ishte momenti kur flet dhe nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku. Banorja Lorena Nikolla tha më herët se Mazniku e kishte quajtur mashtruese dhe ishte përplasur me truprojat në momentin që kishte dashur ta filmonte vetë.


Edi Rama: Ja ku e ke me foto, je ti këtu a s’je ti këtu….

Liza Marku: Po unë jam

Edi Rama: Ja ku je, dhe me letrën që të ka ardhur se thua jo se s’më ka ardhur, jo se s’më ka ardhur. Ja ku e ke dhe momentin kur ta dorëzojnë. “Objekti i kësaj marrëveshje është dhurimi i banesës me qëllimin e realizimit të projektit. Bashkia e Tiranës, ndërtimi i klasifikuar për 356.4 metër katrorë. 

Liza Marku: Nuk e ka, e ka më shumë

Edi Rama: Por më the e kam 300, këtu ke më shumë..Jo lumi jo, se lumi është i vendit, 

Liza Marku: Është e shtetit lumi

Edi Rama: Qeveria e ka dhe truallin përreth shtëpisë që ta dish. Nuk i dhuron ti shtëpisë Bashkisë, të dhuron bashkia ty.

Lorena Nikolla: Jo, jo e ke në marrëveshje, e dhurojmë ne për bashkinë. 

Edi Rama: E para e punës njëherë nuk kishe pse të bëje as probleme me policinë, as asgjëkundi.

Liza Marku: Po normal që do të bëja.

Edi Rama: Ti bëj çfarë të duash, unë po them çfarë do të bëjmë ne

Lorena Nikolla: Po, ligji….

Edi Rama: A ka mundësi ti po deshe…

Lorena Nikolla: Po s’po flas për vete, por flas për ligjin

Edi Rama: Lëre se flas vetë me zonjën…

Banorja tjetër: Kam 40 vjet, nuk vjen dot askush të zërë pronat e mia

Arbjan Mazniku: E para njëherë ti mos fol fare, s’ke as pronë  as asgjë. Për pronën e babit le të vijë babi vetë

Lorena Nikolla:Mos bërtisni

Arbjan Mazniku: Bërtas që ç’ke me të…

LAJM KRYESOR:Doli blof me montazh! Rama ‘preu’ ofendimet e Maznikut, përzë banorët nga Kuvendi

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama liza marku lorena nikolli edi rama liza marku lorena nikolli

Sondazh

Poll