Aktualitet

VD-LSI doli nga Kuvendi, Kryemadhi: Agron Çela votoi pro, unë abstenoj

10 Shkurt 2022, 15:26 Nga DOSJA
VD-LSI doli nga Kuvendi, Kryemadhi: Agron Çela votoi pro, unë

TIRANË – Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi zbuloi se si votoi për çështjen e rëndësishme të zgjatjes ose jo të mandatit të organeve të vettingut në drejtësi. Pasi u largua nga Kuvendi me deputetët e saj, Kryemadhi tregoi për mediat se ka abstenuar për këtë çështje. Ndër të tjera, liderja e LSI tha se deputeti i LSI për Shkodrën Agron Çela votoi pro zgjatjes së afatit të organeve të vettingut.


“Të gjithë gazetarët duhet të qartësohen që mos jemi viktima të deformimit mediatik të zyrës të PS, LSI ka marë pjesë në komisionin e ligjeve dhe legjislacionit dhe ka bërë oponencë për shtyrjen e afateve të vetingurt. Të shkëputemi një herë e përgjithmonë nga shitja e votës së qytetarëve nga problemet personale. Një godinë e tillë nuk është e shenjtë pasi falsifikohet firma e ish kryetarit të kuvendit që shkojnë në gjykatë kushtetuese. Dhe vetingu do të jetë peng i një ore sepse sistemi i dreëjtësisë është kapur nga qeveria shqiptare. Agron Cela votoi pro nuk ka arsye përse mos votojë kur PD ndryshoi mendje PD-në, Unë kam, votuar pro për reformën zgjedhore, abstenim për organeve të vetingut”, bëri me dije për mediat Monika Kryemadhi.

LAJMI KRYESOR: Vettingu/ Kuvendi përgatitet për votim të fshehtë, LSI braktis seancën

(d.v/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike monika kryemadhi zgjatja e afatit per vettingun monika kryemadhi zgjatja e afatit per vettingun

Sondazh

Poll