Aktualitet

Ultimatumi i Ramës për banorët: Kaq ju ofrojmë, merreni ose dilni bërtisni në rrugë

10 Shkurt 2022, 13:55 Nga DOSJA
Ultimatumi i Ramës për banorët: Kaq ju ofrojmë, merreni ose

TIRANË– Ultimatum nga kryeministri Edi Rama! Kreu i qeverisë gjatë takimit me banorët e lagjes “5 maj” është treguar shumë i prerë. Ai tha se e vetmja gjë që mund tu ofrojë është një bonus qiraje dhe një shtëpi tek pallatet që po ndërtohen për të prekurit nga tërmetit tragjik i 26 nëntorit. Në formën e një ultimatumi, ai shtoi se nëse nuk u pëlqente kjo gjë, mund të dilnin në rrugë e të bërtisnin, por sërish nuk do të arrinin asgjë. 


Liza marku: Jo, kam 12 dhoma

Edi Rama: 12 dhoma nuk e di unë se si ju  del llogaria, por do marrësh atë që të takon, kaq kemi në për t’ju ofruar, në daç merre, në daç lëre, mund të dalësh dhe në rrugë e të bërtasësh, dil bërtit. Do merrni njësoj si ata të tërmetit, s’ke asnjë të drejtë më shumë ti.

Jam me pronën time

Edi Rama: Pronë nuk ke ti aty sepse pronën e ke pushtuar

Jam me pronën time

Edi Rama: Më lër të mbaroj unë, bashkia nuk është në kokën e vet këtu, është si institucion

LAJM KRYESOR:Doli blof me montazh! Rama ‘preu’ ofendimet e Maznikut, përzë banorët nga Kuvendi

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama protesta 10 shkurt 2022 edi rama protesta 10 shkurt 2022

Sondazh

Poll