Bota

Ish-udhëheqësi i UÇK: Burri i Vjosa Osmanit u shkarkua nga Jozefina Topalli

10 Shkurt 2022, 11:40 Nga DOSJA
Ish-udhëheqësi i UÇK: Burri i Vjosa Osmanit u shkarkua nga

KOSOVË– Xhavit Haliti, një nga ish-drejtuesit kryesorë të UÇK-së, aktualisht deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se bashkëshorti i Vjosa Osmanit është shkarkuar nga posti i këshilltarit të Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, nga vetë Jozefina Topalli. Halili tha për gazetarën ‘Periskopi’ se Prindon Sadriu, është shkarkuar nga Topalli për arsye që i di vetëm ai dhe bashkëshortja e tij.

“E drejta e fjalës në demokraci është e barabartë për të gjithë. Mendoj që s’është privilegj vetëm i gazetarëve. Në demokraci, kontestet zgjidhen në gjykata, përmes debateve publike në medie etj… komisioni parlamentar për politikë të jashtme nuk ka kompetenca me gjykuar askënd nëse dëshironi të keni përgjigje nga Komisioni drejtojuni zyrtarisht dhe me siguri do merrni përgjigje. Ai ka qenë edhe këshilltarë i ish Kryetares së Parlamentit të Shqipërisë dhe është shkarkuar. Arsyet e shkarkimit besoj që i din edhe Presidentja”, ka thënë ai.

(a.b)dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni jozefina topalli vjosa osmani xhavit halili jozefina topalli vjosa osmani xhavit halili

Sondazh

Poll