Aktualitet

VD-Doli blof me montazh! Rama ‘preu’ ofendimet e Maznikut, përzë banorët nga Kuvendi

10 Shkurt 2022, 14:33 Nga DOSJA
VD-Doli blof me montazh! Rama ‘preu’ ofendimet e Maznikut,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama doli blof! Me banorët e lagjes “5 maji” nuk ka arritur asnjë lloj marrëveshjeje dhe këtë gjë e ka dokumentuar me videon e publikuar nga vetë ai në profilin e tij në Facebook, ndryshe nga çfarë deklaroi para mediave në oborrin e Kuvendit se ‘ishte marrë vesh’, tonet e larta dhe humbja e durimit që tregohet në pamje, shfaq krejt të kundërtën. Kreu i qeverisë është treguar mjaft i ashpër dhe tha se asnjë nga shtëpitë e tyre nuk do të legalizoheshin, pasi janë të palegalizueshme, por që sipas tij, banorët nuk do të përfundojnë në rrugë.

E vetmja gjë që mund tu ofrohet sipas Ramës është një bonus qiraje dhe një shtëpi tek pallatet që po ndërtohen për të prekurit nga tërmetit tragjik i 26 nëntorit. Në formën e një ultimatumi, ai shtoi se nëse nuk u pëlqente kjo gjë, mund të dilnin në rrugë e të bërtisnin, por sërish nuk do të arrinin asgjë. Liza Marki, Lorena Nikolla dhe një tjetër banore e përballën me premtimet e bëra në vitin 2013, kohë kur Rama si kryetar bashkie premtonte se nuk do të shembte asnjë banesë të ndërtuar pa leje. Sot, pas nëntë vitesh, kreu i qeverisë tha se është dakort me atë që ka thënë, por në momentin që shtëpitë e tyre pengojnë zhvillimin e qytetit, nuk mund të lihen pa shembur.


“A ka mundësi”, “Do të më dëgjosh”, “Po deshe pusho pak”, ishin fjalët e njëpasnjëshme që përsëriteshin nga kryeministri kundrejt banoreve që kërkonin drejtësi për shtëpitë e tyre. Kulmi i tensioneve ishte momenti kur flet dhe nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku. Banorja Lorena Nikolla tha më herët se Mazniku e kishte quajtur mashtruese dhe ishte përplasur me truprojat në momentin që kishte dashur ta filmonte vetë takimin. Pikërisht sekondat nga momenti që nisë të filmojë Nikolla, deri kur ngrihen të gjithë në këmbë, mungojnë në videon e Ramës. Por, edhe montazhi s’e ka shpëtuar! Kërkesat e banorëve ia kanë sosur durimin saqë në fund u detyrua që praktikisht t’i përzërë….

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

ULËRIMA! Rama e Mazniku ngrenë tonet me banorët: A ka mundësi, po deshe

Ultimatumi i Ramës për banorët: Kaq ju ofrojmë, merreni ose dilni bërtisni në rrugë

I thirri në zyrë, Rama kapet me banoret e ‘5 majit’: Si qenke ti, për deputete…

Rama nxjerr video-debatin me nënë Lizën: S’jetohet si kafshë me plehra!

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama kuvendi i shqiperise protesta 10 shkurt 2022 edi rama kuvendi i shqiperise protesta 10 shkurt 2022

Sondazh

Poll