Aktualitet

Vrasja e Alkis!Vetëdorëzohet Roxhers Demirazi, fshihej te gjyshja, pritet ekstradimi

10 Shkurt 2022, 12:33 Nga DOSJA
Vrasja e Alkis!Vetëdorëzohet Roxhers Demirazi, fshihej te gjyshja,

KORÇË– Roxhers Demirazi është vetëdorëzuar në policinë e Korçës. 20-vjeçari u arratis nga Greqia pas vrasjes në Selanik, të të riut Alkis Kampanos. I riu u shoqërua në ambientet e komisariatit nga i ati dhe gjyshja, në banesën e së cilës ishte fshehur.

“Në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, ndodhet i shoqëruar shtetasi R. D., 19 vjeç, lindur në Selanik, banues në Korçë, i shpallur në kërkim nga Policia Greke, si i përfshirë në ngjarjen ku mbeti i vrarë shtetasi grek A. K., në Selanik, Greqi”, njofton policia mirëpo ka mbetur e paqartë nëse i riu do të ekstradohet drejt Greqisë.

Për mediat greke, avokati Spyratos thotë se Demirazi kishte gjetur strehë në shtëpinë e gjyshes së tij, ndërsa tregon se “pesha e çështjes ishte pjekur në mendjen e tij. Ai është i vetëdijshëm për gjërat. Dhe ai e di nga vjen. Dhe ai do të pranojë lirimin e tij. Ai flet për pjesëmarrje të parëndësishme. Ai ishte duke hipur në një Citroen të bardhë pas pasagjerit. Çështja e ekstradimit tashmë është procedurale” .

20-vjeçari është larguar me babanë dhe gjyshen mesnatën e së martës dhe është fshehur në Korytsa nëpërmjet Krystalopigi.

Sipas avokates së shqiptarit, Anthoula Anasoglou, e cila foli më herët për MEGA, 20-vjeçari kishte kontaktuar me një avokat dhe kishte shprehur synimin e tij për t’u dorëzuar sot ose nesër për rastin e vrasjes së Alkis Kampanos. Demirazi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte i vetmi nga grupi që u arratis. Të dhjetë personat e tjerë janë ende në burg dhe do të përballen me veprat penale që janë ngritur ndaj tyre.

Vrasja e grekut ndodhi pas sherrit mes huliganëve të sportit në datë 1 shkurt 2022. Kampanos u vra pas ndeshjes së kampionatit helen të futbollit AEK-PAOK. I riu grek u sulmua me dy miqtë e tij nga një grup huliganësh të PAOK-ut. Ende edhe sot nuk është gjetur se cili prej 11 të akuzuarve është autori kryesor.

LEXO EDHE: 

Vrasja e Alkis! SKEDA & ROLI i secilit të ndaluar, mes tyre edhe shqiptarët

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alkis kampanos roxhers demirazi alkis kampanos roxhers demirazi

Sondazh

Poll