Aktualitet

VD-Rama nxjerr video-debatin me nënë Lizën: S’jetohet si kafshë me plehra!

10 Shkurt 2022, 13:46 Nga DOSJA
VD-Rama nxjerr video-debatin me nënë Lizën: S’jetohet si

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar debatin me banorët e “5 Majit”. Në një video të publikuar në profilin e Ramës në facebook shihet që Rama përshkon korridorin me nënë Liza Markun dhe e pyet nëse do kafe, por banorja e refuzon pasi thotë se vuan nga tensioni. Më pas, Rama ulet përballë Markut, Lorena Nikollës e një tjetër banoreje të cilave u thotë se kanë zaptuar tokën e tjetërkujt dhe nuk kanë asnjë të drejtë të kërkojnë asgjë. Rama shton se ajo lagje nga një vend me plehra e kafshë, siç i quan ai banorët e kësaj zone.


Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Do një kafe

Liza Marku: Jo se jam me tension…atëherë ne nuk jemi tradhëtarë të shtetit…

Edi Rama: A mbarove…

Liza Marku: Qeveria, e di mirë si ka qenë shtëpia ime,

Edi Rama: E do vilë shtëpinë e? Ashtu e

Liza Marku: E kam thënë, ne dalim para pushtetit

Edi Rama: Që të jemi të qartë bashkë sepse të dëgjova me shumë vëmendje

Edi Rama: (vjen mazniku) ky është nënkryetari i bashkisë.

Liza Marku: Përshëndetje

Edi Rama: Ju keni ndërtuar pa leje. Keni zënë tokën e tjetër kujt, por nuk jeni vetëm ju janë shumë njerëz që e kanë bërë këtë gjë. Unë kur isha kryetar bashkie kam thënë që nuk mund të zgjidhet me prishje por me legalizim. U bë u ndryshua, etj, ç’rëndësi ka. Është thënë qartësisht që tëlegalizohet një shtëpi që nuk pengon zhvillimin sepse nuk mund të legalizojmë edhe vendin ku do të bëhet rruga

Liza Marku: Nuk është rrugë

Edi Rama: Do më dëgjosh mua, më dëgjo, rrimë shtrembët flasim drejt. Ju jeni pa leje, shtëpia juaj dhe e atyre që është aty nuk legalizohet, është e palegalizueshme, por ju nuk do të dilni jashtë. S’ju takon asgjë, por ju keni bërë një investim dhe në rrugë ju nuk lëmë. Dakort? Pra çfarë do bëjmë ne> një lagje të re që njerëzit të jetojnë si njerëz jo si kafshë me plehra.

LAJM KRYESOR:Doli blof me montazh! Rama ‘preu’ ofendimet e Maznikut, përzë banorët nga Kuvendi

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama protesta 10 shkurt 2022 edi rama protesta 10 shkurt 2022

Sondazh

Poll