Aktualitet

115 doza gati për shitje, arrestohet i riu në Tiranë, sekuestrohen tufa me para

10 Shkurt 2022, 11:04 Nga DOSJA
115 doza gati për shitje, arrestohet i riu në Tiranë,

TIRANË– Xhesi Mehmeti, 21 vjeç banues në Tiranë është vënë në pranga pasi akuzohet për trafik droge. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se gjatë kontrollit fizik të riut iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 115 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të paketuara në qese farmaceutike, gati për shitje. Gjithashtu u sekuestrua dhe një aparat celular e një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Njoftimi i policisë Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Dealer”, për goditjen e shpërndarjes së drogave në doza të vogla. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Sekuestrohen 115 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa gati për shitje, një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm dhe një aparat celular. Vihet në pranga poseduesi i tyre. Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa në zonën e Kombinatit, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Dealer”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Xh. M., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Thoma Koxhaj”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin Xh. M., 21 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 115 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të paketuara në qese farmaceutike, gati për shitje, një aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm. Ndërkohë, vijon puna hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet xhesi mehmeti xhesi mehmeti

Sondazh

Poll