Bota

Ndahet nga jeta eurodeputeti Eduard Kukan! I dërguari i posaçëm i OKB-së për Kosovën

10 Shkurt 2022, 10:10 Nga DOSJA
Ndahet nga jeta eurodeputeti Eduard Kukan! I dërguari i posaçëm

SLLOVENI– Ish-ministri i Jashtëm sllovak dhe anëtari i Parlamentit Evropian Eduard Kukan ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 82-vjeçare. Ai drejtoi diplomacinë e Sllovakisë nga viti 1998 deri në vitin 2006 dhe ishte eurodeputet nga viti 2009 deri në 2019.

Kukan ishte pjesë e delegacionit të PE që ndërmjetësoi në dialogun ndërpartiak të Serbisë për kushtet e zgjedhjeve në vitin 2019 dhe përpara votimit të këtij prilli. Kukan po ashtu ka shërbyer si i dërguar i posaçëm i OKB-së për Kosovën.

Kush ishte Eduart Kukan? 

Eduard Kukan u diplomua në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë në vitin 1968. Më pas bwri shkollwn në drejtësi në Fakultetin Juridik të Universitetit Charles në Pragë dhe në vitin 1993 në drejtësi në Kolegjin Upsala në SHBA. Kukan shërbeu si ministër i punëve të jashtme në 1994, pastaj 1998-2006, pra gjatë të dy qeverive të drejtuara nga Mikulas Dzurinda. Ai mori pjesë edhe në bisedimet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO. Në vitin 2004, ai kandidoi pa sukses për president. Kukan përfaqësoi partinë SDKU në parlament dhe në vitet 2009 dhe 2014-2019 shërbeu si eurodeputet.

Ish-eurodeputeti kishte një karrierë të pasur diplomatike, me postet e tij diplomatike duke përfshirë Zambinë, Shtetet e Bashkuara dhe Etiopinë. Ai gjithashtu shërbeu si përfaqësues i përhershëm në Kombet e Bashkuara dhe në vitin 1999, ai u emërua i dërguari special i OKB-së për Kosovën, së bashku me Carl Bildt. Kukan ishte mësues në Fakultetin Juridik të Universitetit Comenius në Bratislavë.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota eduart kukan vdes eduart kukan eduart kukan vdes eduart kukan

Sondazh

Poll