Politike

VD-Berisha “bombardon” Ulsi Manjën: Ku është Vettingu i Sadushit, Pupës e Pandës?

10 Shkurt 2022, 11:25 Nga DOSJA
VD-Berisha “bombardon” Ulsi Manjën: Ku është Vettingu

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka vënë me shpatulla pas ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja duke i kërkuar llogari për tre procese vettingu që ende nuk janë bërë publike edhe pse janë mbyllur prej kohësh nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Nga Kuvendi i Shqipërisë, Berisha ka përmendur me emra duke kërkuar detaje lidhur me Sokol Sadushin, Ervin Pupën dhe Ilir Pandën.


“Të nderuar qytetarë, në emër tuaj po i shtroj një pyetje Ulsi Manjës, pse fshihet dhe mbahet sekret Vettingu i Sokol Sadushit, Ervin Pupës, Ilir Pandës, mbi ç’baza ligjore? Përveçse shpellave të mafias. Thuaja këtu deputetëve dhe shqiptarëve! A ndjen ti përgjegjësi si dibran për shuarjen e tokave pjellore në Dibër për Skavicën për të denaturuar Dibrën. U bëj thirrje dibranëve që të ngrihën e mbrojtjen e bukurive natyrore…S’keni interesa ju!,”-tha ndër të tjera Berisha.

LAJMI KRYESOR: Vettingu në Kuvend! Porti, PD-Ballukut: Cënon sigurinë! Ministrja: Investon Emaar-i

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha seance plenare 10 shkurt 2022 sali berisha seance plenare 10 shkurt 2022

Sondazh

Poll