Politike

VD-Shembjet tek “5 maji”, Berisha paralajmëron nismën: Duam mbrojtjen e banesave

10 Shkurt 2022, 11:07 Nga DOSJA
VD-Shembjet tek “5 maji”, Berisha paralajmëron nismën:

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se do të ndërmarrjë një iniciativë në Kuvend për mbrojtjen e banesave të qytetarëve shqiptarë, fill pas zhvillimeve të ndodhura në disa zona të kryeqytetit së fundmi. Në fjalën e tij para gazetarëve teksa futej në Kuvendin e Shqipërisë, Berisha tha se nisma ishte menduar por nuk dha më shmë detaje.


“Ç’njerëzinë e kreut të Meduzës ndaj banorëve të cilët në përputhej me ligjet dhe Kushtetutën e vendit por mbrojnë shtëpitë e tyre që barbarisht po u shkatërrohen nga një bandë e veshur me pushtet në kundërshtim me të gjithë parimet dhe ligjet. Të ftosh qytetarë në bisedime është një akt normal. T’u përplasësh tavolinën me grush është masë ekstreme. Për të gjitha këto dënoj me ashpërsinë më të madhe. Do merret nisma ligjore për mbrojtjen e banesave të qytetarëve shqiptarë me praktikën që po ndjek kreu i Meduzës janë qindra mijëra banesa të pasigurta në Shqipëri,”-tha Berisha në fjalën e tij.

LAJMI KRYESOR: Vettingu në Kuvend! Porti, PD-Ballukut: Cënon sigurinë! Ministrja: Investon Emaar-i

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha seance plenare 10 shkurt 2022 sali berisha seance plenare 10 shkurt 2022

Sondazh

Poll