Politike

Me ftesë të Ramës! Memli Krasniqi vizitë në Tiranë, takohet edhe me Bashën

10 Shkurt 2022, 10:27 Nga DOSJA
Me ftesë të Ramës! Memli Krasniqi vizitë në

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi do kryejë një vizitë zyrtare ditën e sotme në Tiranë. Me ftesë të kryeministrit Edi Rama, Krasniqi do të zhvillojë takime edhe me drejtues të tjerë të vendit. Zyra e shtypit e Partisë Socialiste bën të ditur se Krasniqi do të takohet edhe me kryedemokratin Lulzim Basha si dhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.

“Krasniqi do të pritet nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, Kryeministri Edi Rama, lideri i opozitës, Lulzim Basha dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj” thuhet në njoftim.

Temë e diskutimeve do të jetë afrimi i “bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, faktorizimi i shqiptarëve në Ballkan dhe rruga për integrim euro-atlantik’.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama lulzim basha memli krasniqi ne tirane edi rama lulzim basha memli krasniqi ne tirane

Sondazh

Poll