Politike

‘Do ndërtoni port jahtesh në Rodon’/ Xhaferri i afrohet Ballukut: Ngrije kokën! 

10 Shkurt 2022, 09:59 Nga DOSJA
‘Do ndërtoni port jahtesh në Rodon’/ Xhaferri i afrohet

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri ka ngritur akuza të tjera për qeverinë e kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se është projektuar ndërtimi i një porti në Kepin e Rodonit, me kosto 10 milionë dollarësh. Në fjalën e tij gjatë interpelancën me ministren e Energjitikës dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku, Xhaferri iu afrua në ulësen e saj, duke u shprehur se e kishte vënë në siklet me faktet që i kishte sjellë në Kuvend.

“Do ndërtoni një port jahtesh në Rodon. 10 milion dollar për një port jahtesh. Ngrije kokën zonja ministre. E di që jeni në siklet por unë nuk iu ndihmoj dot. Më detyruar ta them. Mua më përmendët diellin, e jam krenar që më mbahet mend vetëm lapsus. Jeni grua dhe ministre, këto të dyja më pengojnë që t’ju etiketoj me buqetën e mbiemrave shumëngjyrshe që e meritoni,”-tha në fjalën e tij demokrati.

LAJMI KRYESOR: KUVENDI- Votohet zgjatja e mandatit të Vettingut, interpelancë për Portin

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belinda balluku ferdinand xhaferri seance plenare 10 shkurt 2022 belinda balluku ferdinand xhaferri seance plenare 10 shkurt 2022

Sondazh

Poll