Politike

VD-Pro Vettingut,Basha: Votojmë ngritjen e 2komisioneve, Zgjedhoren dhe Territoralen

10 Shkurt 2022, 09:37 Nga DOSJA
VD-Pro Vettingut,Basha: Votojmë ngritjen e 2komisioneve, Zgjedhoren dhe

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ripërsëriti edhe një herë se sot do të votojnë pro ngritjes së 2 komisioneve, atë Zgjedhoren dhe për Territoriale. Për gazetarët, pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, Basha tha se sot do të votojnë për hir për integrimit të vendit e se do të bëjnë gjithçka që të vihen në pranga çdo person që shkel ligjin.


‘Me gjithë problemet përfshirë këtu dhe anëtarët e KPK-së dhe KPA-së ka vetëm një shans që Shqipëria të bëhet pjesë e Evropës, që pasuritë të mos jenë në duart e një grushti oligarkësh, që kriminelët të mos jenë në bashki. Do të ishte më keq akoma nëse një drejtësi që nuk funksionon të mbetej në mes e të ndërpritej integrimi i vendit. Për hir të integrimit të vendit do të bëjmë gjithçka që tu hidhen pranga çdo qytetari që shkel ligjin duke nisur nga më të pushtetshmit, nga politikanët dhe bosët e krimit të organizuar. Sot Kuvendi kalon edhe miratimin e dy komisioneve të rëndësishme që janë mjaft të rëndësishme, Komisionin për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale. Zgjedhorja është arsyeja kryesore për çfarë ne ndodhemi në Kuvend.’– tha Basha.

LAJMI KRYESOR: Basha i dorëzohet Ramës! ‘Pro’ shtyrjes së Vettingut për Territorialen e Zgjedhoren

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll