Politike

VD-‘Nismat ua bllokoi PS, pse po jepni votën?’/ Basha: Tani kemi krah aleatët

10 Shkurt 2022, 09:44 Nga DOSJA
VD-‘Nismat ua bllokoi PS, pse po jepni votën?’/ Basha: Tani

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha tha sot se tani kanë krah aleatët ndaj sot do të votojnë pro për zgjatjen e organeve të vettingut. Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, Basha u pyet nga gazetarët se përse do të votojë sot pro kur nismat e tyre janë bllokuar në të shkuarën nga Partia Socialiste. Ai tha se sot po votojnë pasi kanë në krah aleatët.


Pyetja: Ju dërguat 3 ndryshimet, nismat janë bllokuar nga ps, pse po shkoni të jepni votën për to.

Basha: E gabuar, ne s’po japim votën për PS. Krerët e PS kontrollojnë KLP dhe KLGJ, çlirohuni dhe ju si media si ne, KLP dhe KLGJ janë të kapura nga PS, në rastet e vettingut ka një monitorim ndërkombëtar, ka 2 anëtarë, ka një garanci më shumë, është arsyeja pse ne e kemi votuar para 5 vitesh. Ajo që ndodh është kjo,me ndihmën e ambasadorëve Kim dhe Soreca në veçanti sepse nuk ka qënë vullnet i PD që të votoheshin, është tani pasi kemi krah aleatët tanë, për luftën kundër korrupsionit.

Pyetja: U tërhoqët nga vettingu i politikanëve?

Basha: Jo vetem që s’jemi tërhequr. E kam thënë dhe herët e tjera por kam përgjegjësi, duhet të jem në seancë.

LAJMI KRYESOR: Basha i dorëzohet Ramës! ‘Pro’ shtyrjes së Vettingut për Territorialen e Zgjedhoren

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll