Aktualitet

VD-Lokali pikë ‘llotosh’ në Dibër! Vihet në pranga pronari dhe punonjësi (EMRAT)

10 Shkurt 2022, 08:00 Nga DOSJA
VD-Lokali pikë ‘llotosh’ në Dibër! Vihet në

DIBËR– Shpëtim Tafçiu dhe Fatjon Zeqa janë arrestuar në Dibër. Ata ranë në pranga pas finalizimit të operacionit ‘Gaminator’ i cili u zhvillua në kuadër të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Pronari i lokalit dhe punonjësi kishin përshtatur ambientet e brendshme të lokalit për lojëra fati. Policia ka sekuestruar 5 pajisje elektronike që përdoreshin për lojra fati.

Tafçiu (pronari i lokalit) do të akuzohet për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, “Moskallzim Krimi”, ndërsa punonjësi Zeqa për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara”.


NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Gaminator”, për goditjen e aktivitetit të kundraligjshëm në fushën e lojrave të fatit. Arrestohet në flagrancë pronari i lokalit dhe një punonjës. Ne kuader te operacionit policor te koduar “Gaminator”, jane arrestuar :
Shpetim Tafçiu dhe Fatjon Zeqa. Sekuestrohen 5 pajisje elektronike që përdoreshin për lojra fati. Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që tentojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër në bashkëpunim me shërbimet e DVP Dibër, kanë oragnizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Gaminator”, si rezultat i të cilit u ushtrua kontroll në një lokal në Maqellarë, në pronësi të shtetasit Sh. T., dhe punonjës shtetasin F. Z., dhe gjetën  e sekuestruan 5 pajisje elektronike në gjendje pune të cilat përdoreshin për lojra fati. Në përfundim të veprimeve hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë pronarin e lokalit shtetasin Sh. T., 55 vjeç, banues në Maqellarë, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, “Moskallzim Krimi”. Si dhe shtetasin F. Z., 54 vjeç, banues në Maqellarë për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara”. Materialet procedurale  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne diber fatjon zeqa lojera fati shpëtim tafçiu arrestim ne diber fatjon zeqa lojera fati shpëtim tafçiu

Sondazh

Poll