Politike

Kryemadhi sulmon kryeministrin: Rama shkatërroi Gjykatën e Lartë, iu del garant kriminelëve të kërkuar

2 Korrik 2019, 08:06 Nga DOSJA
Kryemadhi sulmon kryeministrin: Rama shkatërroi Gjykatën e Lartë,

TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë ka nxjerrë nga burgu kriminelë të kërkuar që janë për ekstradime, duke shtuar se Rama është ai që u del garant dhe dhei mbron.

“Shkatërrimi i Gjykatës së Lartë. Pse kujtoni ju se i qan zemra Edi Ramës? Mos funksionimi i Gjykatës së Lartë nxjerr nga burgu kriminelë të kërkuar që janë për ekstradime, të cilëve Edi Ram u ka hyrë garant dhe prandaj nuk e ngre Gjykatën e Lartë në mënyrë të tillë që të lirojë kriminelët , që të mos ekstradohen në vendet që kërkohen, në vendet e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është kriminale dhe ka përfshirje të instrumenteve dhe angazhimeve të tjera të strukturave kombëtare dhe ndërkombëtare, institucionale dhe të drejtësisë, të cilët janë të përfshirë me të gjithë këtë angazhim dhe kapje të krimit të organizuar” , u shpreh Kryemadhi.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama gjykata e lartë monika kryemadhi edi rama gjykata e lartë monika kryemadhi

Sondazh

Poll