Politike

Basha pret kryebashkiakët e djathtë! Mziu: S’e liroj zyrën, në tetor do shihni sa vota do marr. Ademi: Presim raportin e O

2 Korrik 2019, 07:56 Nga DOSJA
Basha pret kryebashkiakët e djathtë! Mziu: S’e liroj zyrën,

Tiranë- Ditën e sotme në orën 11:00 kreu i PD-së Lulzim Basha  ka zhvilluar një takim në selinë blu me kryebashkiakët e djathtë.

Edhe pse zyrtarisht ata do të jenë në krye të detyrës deri në muajin gusht, kryebashkiakët e djathtë kanë deklaruar se nuk do të lirojnë zyrat për shkak se i përmbahen dekretit të presidentit Meta për të shtyrë zgjedhjet lokale në 13 tetor dhe  nuk i njohin zgjedhjet e 30 qershorit.

Pas këtij takimi, kryebashkiakja aktuale e Shkodrës, Voltana Ademi e pyetur nga mediat nëse do ta lironte zyrën e saj për kandidatin socialist që u shpall fitues i zgjedhjeve monopartiake të 30 qershorit, tha se ishte ende herët për një vendim të tillë dhe se po pret raportin e  OSBE/ODIR.

Në një pronocim prononcim për mediet, kryebashkiaku aktula i Kamzës, Xhelal Mziu u shpreh i bindur se nuk do ta lirojë zyrën, pasi nuk i njeh këto zgjedhje pa opozitën. Mziu paralajmëroi se më 13 tetor qytetarët do shikojnë sesa vota do marrë.

Ende nuk është dhënë një vendim përfundim nga ndërkombëtarët nëse do të certifikohen zgjedhjet e 30 qershorit. Dje OSBE- ODIHR publikoi raportin paraprak për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në këtë raport u theksua se zgjedhjet u mbajtën pa marrë shumë në konsideratë interesat e zgjedhësve, në një klimë ngërçi politik. Shefja e misionit nuk tha një deklaratë të prerë nëse i njihte këto zgjedhje apo jo, por shtoi se raporti përfundimtar do të jetë pas 2 muajsh.

Ndërsa, ambasada e Shteteve të Bashkuara u shpreh se zgjedhjet u zhvilluan përgjithësisht në mënyrë të qetë dhe të rregullt.  U theksua gjithashtu nga ambasada se dhe ata që duan ta sfidojnë rezultatin të presin ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

J.V, A.M/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha takim me kryebashkiakët lulzim basha voltana ademi xhelal mziu zgjedhjet lokale basha takim me kryebashkiakët lulzim basha voltana ademi xhelal mziu zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll