Politike

“Të japë dorëheqjen Meta”, Blushi hakërrehet ndaj Baton Haxhiut: Zëdhënësi i Stanishiçit mos jep konsulencë falas

2 Korrik 2019, 07:44 Nga DOSJA
“Të japë dorëheqjen Meta”, Blushi hakërrehet

Tiranë- Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta ka reaguar ndaj deklaratave të analistit Baton Haxhiu në studion e emisionit “Opinion” për presidentin Ilir Meta. Haxhiu u shpreh se Ilir Meta duhet  të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve të djeshme.

Për këtë deklaratë Blushi u shpreh se Meta do të vazhdojë të jetë President deri në 24 korrik 2022, duke i ka kërkuar Haxhiut të mos jap konsulencë falas.

Ilir Meta do të jetë President i Republikës deri në 24 korrik 2022. Është më e ndershme që zëdhënësi i Stanishiçit të vazhdojë të marrë rrogën si këshilltar i Ramës sesa t’ i japë konsulencë falas të pakërkuar Presidentit. Kanë rënë ata që duke ndarë Shqipërinë, duan të ndajnë Kosovën”, shkruan në Facebook zëdhënësi i Metës.

Lidhur me këtë deklaratë i pyetur nga moderatori Blendi Fevziu për një reagim, Baton Haxhiu u shpreh:

Më vjen keq sesi shkruan Iliri, më mirë t’ia shkruaj dikush, se është një frazist që interpreton atë që i thonë të tjerët. Është e turpshme që dy njerëz (i referohet Berishës dhe Metës) që kanë udhëhequr Shqipërinë kanë këtë gjuhë. Meta ka një meritë në vitet 2004-2005, se ka kontribuar për atë që ka ndodhur në atë kohë. Pas asaj kohe gjithçka që është rreth Metës, me mënyrën si e mësojnë, është njeriu që nuk e meritojnë”, është shprehur ai. 

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike baton haxhiu shkarkimi i metës tedi blushi baton haxhiu shkarkimi i metës tedi blushi

Sondazh

Poll