Politike

Ilir Meta kundër të gjithëve: Më 13 tetor zgjedhje vendore, të përgjithshme dhe presidenciale

2 Korrik 2019, 06:46 Nga DOSJA
Ilir Meta kundër të gjithëve: Më 13 tetor zgjedhje vendore,

TIRANË- Pa qetësi, pa dashuri, presidenti Ilir Meta propozoi sot që më 13 tetor 2019, vendi të zhvillojë tri palë zgjedhje, vendore, qendrore dhe presidenciale. Presidenti la të hapur rrugën që kushdo që ka një propozim më të mirë le ta hedhë në diskutim.

Kreu i shtetit për 60 minuta para gazetarëve akuzoi ambasadat e huaja në Tiranë se po nxisin sherr në Shqipëri.

Presidenti tha se Reforma në Drejtësi ka përfunduar në një Ramaformë, dhe se në Shqipëri filantropi George Soros, kërkon të instalojë një “Deep State” dhe të qeverisë përmes PPPd, që siç e zbërtheu vetë është katërshja Politikan-Propaganda-Policia-Diplomat. Veten e tij e krahasoi me Vojo Kushin, Avni Rustemin dhe Mit Sokolin, ndërsa Sorosit i tha se ai nuk është Nikolla Gruevski.

Meta tha se ndërkombëtarët kanë qenë të njëanshëm në qendrimet e tyre, dhe nuk kanë folur për skandalet e qeverisë që siç shtoi, kanë arritur të jenë genocid për shqiptarët në rastin e Unazës së Re.

Meta foli për komplot të qeverisë dhe forcave të errëta, si dhe zbuloi mesazhet e Ramës ku opozita dogji mandatet. Kreu i shtetit paralajmëroi kryeministrin që të mos e quajë më “burri i Monikës”, pasi ai do t’i përgjigjet si “gruaja e Bilalit”.

Reagimi i presidentit Ilir Meta vjen 2 ditë pasi Shqipëria zhvilloi zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në këto zgjedhje opozita nuk mori pjesë, ndërkohë që vendi është i ndarë në dy pjesë, ata që njohën dhe votuan 30 qershorin dhe ata që njohin 13 tetorin.

(F.gj; j.v; a.m; a.f  &  a.s/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta meta kundër të gjithëve edi rama ilir meta meta kundër të gjithëve

Sondazh

Poll